Situata me numrin e infektimeve me Covid-19 në Qarkun Dibër mbetet pothuajse e pandryshuar prej disa javësh. Numri i të infektuarve aktiv varion të jetë mes 70 e 80 qytetarëve. Rastet e reja janë shënuar në të gjitha bashkitë e qarkut ku numri i lartë ka patur luhatje nga bashkia në Bashki.
Aktualisht në të gjithë Qarkun janë 73 të infektuar aktiv ndërsa numrin më të madh e mban Bulqiza me Dibrën. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale raportoi një ditë më parë raste vetëm në Mat. 4 qytetar rezultuan pozitiv me koronavirus pas tenstimeve të bëra nga mjekët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat.
Numri i rasteve aktive në të gjithë vendin ka shkuar në mbi 8 mijë, ku gjysma e tyre janë në Tiranë. Ndërkohë nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19 mbi 3 mijë e 40 qytetar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit, shmangin në shkallë të lartë shtrimet në spital dhe vdekjet.