Covid-19 “ikën” nga Qarku i Dibrës?!

0
22

Situata e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë ka ardhur në përmirësim nga dita në ditë, duke bërë që të ulen ndjeshëm infektimet ditore. Në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ai që bien ë sy është Qarku i Dibrës. Aktualisht në këtë qark janë rreth 20 qytetar të infektuar aktiv me koronavirus, një numër ky disa herë më i vogël se në çdo qark të vendit.

Rënia e këtij numri vjen si rezultat i rënies së ndjeshme të infektimeve ditore. Prej disa ditësh nga hetimi epidemiologjik i bërë nga tre Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, Bulqizë e Dibër, nuk është zbuluar asnjë rast i ri.

Në të gjithë vendin, aktualisht janë rreth 4 mijë të infektuar aktiv, nga 8 mijë që ishte pak ditë më parë. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.