Raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milion e 590 mijë e 376, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 347 mijë e 915. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 2 milion e 366 mijë e 700 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 706 mijë e 226 të infektuar dhe 99 mijë e 805 të vdekur nga Covid-19. Ka ndryshuar renditja, ku Brazili ka kaluar në vendin e dytë. Brazili ka 376 mijë e 669 raste dhe 23 mijë e 522 të vdekur. Rusia renditet e treta me 353 mijë e 427 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 3 mijë e 633 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e katërta ku në total ka 282 mijë e 480 raste dhe 26 mijë e 837 të vdekur. Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 261 mijë e 184 raste dhe 36 mijë e 914 të vdekur. Në vendin e gjashtë renditet Italia me 230 mijë e 158 raste dhe 32 mijë e 877 të vdekur. Franca renditet pas Italisë me 182 mijë e 842 raste dhe 28 mijë e 432 të vdekur nga Covid-19.