Situata e krijuar nga koronavirusi në vend ka çuar në mbylljen e çdo institucioni arsimor në vend. Në vend të mësimit në ambjente shkollore ministria e arsimit Besa Shahini aplikoi sistemin e mësimit online. Po pikërisht ky sistem është sulmuar ashpër nga anëtari i kryesisë së PD Kreshnik Çollaku i cili e ka cilësuar një mashtrim të madh

Farsa e mesimit Online.

————-
Une mendoj se nuk ka iluzion me te madh,ose mashtrim me te madh sesa kjo farsa e “Mesimit Online”.
Online mund te kete programe socializuese apo informuese.
Arsim dhe akademi Online nuk ka.
Dija nuk eshte aplikacion telefoni

Eshte me e ndershme te thuhet se ky vit rrezikon te digjet,e ne nje situate katastrofe edhe kjo llogaritet kosto.

Por te pretendosh se do te zhvillohet arsim e akademizem Online…eshte #Padije e thelle ose #Tallje e madhe me veten dhe me te tjeret.