Megjithëse afati i përfundimit të punimeve ka qenë 6 deri në 8 muaj nga fillimi i punimeve, ende në rrugën nacionale Burrel – Klos po punohet. Punimet e nisura në Tetor të vitit të kaluar, duhej të kishin përfunduar në fund të muajit Qershor, por ato ende vazhdojnë. Për mos mbylljen në kohë të këtij projekti, firma zbatuese ka gjetur shkaktarët.

Drejtori i Projekteve pranë kësaj firme, Mihal Cico, thotë se shkak për vonesën e përfundimit të projektit është moti i paqëndrueshëm gjatë stinës së dimrit dhe ndërhyrjet nga të tjerë që po bëhen në rrugë aktualisht. Madje Cico është kujdesur që për këto probleme të sigurojë edhe fotografi.

Duke i nisur nga këto probleme, Cico thotë se mbyllja e projektit mund të shkojë deri në fund të muajit Gusht, ndërsa për ata që kanë ndërhyrë në rrugë gjatë kësaj periudhe janë bërë denoncime pranë Bashkisë Klos, ARRSH dhe Policisë.