Çertifikohet grupi i radhës i kursit të estetikës

Është çertifikuar grupi i radhës i kursanteve në fushën e estetikës pranë Qendrës Profesionale Burrel. Kursantet që kanë ndjekur ciklin e kurseve në në fushën e estetikës, me instruktoren e sallon bukurie “Selvia”, Selvie Beshku, morën këtë të martë çertifikatën e përfundimit të kursit, të njohur edhe nga institucionet shtetërore.

Vetë instruktorja Selive Beshku tha se të gjitha ata gra e vajza që kanë ndjekur kursin pranë qendrës profesionale janë të gatshme dhe të afta për tregun e punës në sektorin e estetikës. Mosha e kursanteve ka qenë e ndryshme, duke i motivuar të gjithë të jenë të pavarur ekonomikisht.

Që nga viti 2017 kur është hapur qendra e kurseve profesionale, 715 kanë zgjedhur të marrin profesionin e estetikës.

Dritan Kurti