Muajt e verës janë më problematikët përsa i përket sektorit të pyjeve, kjo për faktin se temperaturat e larta favorizojnë zjarret e mundshme në masivet pyjore. Në muajin Mars në të dy Bashkitë Mat e Klos, pati disa raste të zjarreve në masivet pyjore me dushqe, kjo edhe për faktin se banorët përdornin zjarrit për të zgjeruar kullota. Por situata mbetet problematike në këto dy muaj. Përgjegjësi i Sektorit të Pyjeve në Bashkinë Klos, Roland Celami, thotë se bashkia ka hartuar planin e masave parandaluese të zjarreve në të gjithë territorin.
Nga ana tjetër, Celami u shpreh se një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe furnizimit me dru zjarri të popullatës dhe enteve shtetërore. Sipas tij, bashkia ka miratuar në ministri zonat ku brigada e ngritur nga bashkia do të puynojë për të siguruar sasinë e nevojshme të druve të zjarrit.