Zjarri i rënë një ditë më parë në masivin pyjor me pishë në fshatin Patin të Bashkisë së Klosit është shuar i gjithi pas ndërhyrjes së punonjësve të shërbimit pyjor, shërbimit zjarrfikës e banorë të Bashkisë. Përgjegjësi i Sektorit të Pyjeve në Bashkinë Klos, Roland Celami tha se ajo ishte vatra e parë e zjarrit për muajt e verës në masivet pyjore.
Celami iu bën apel banorëve që për çdo zjarr të konstatuar në masivet pyjore të Bashkisë së Klosit, të njoftojnë menjëherë shërbimin pyjor e zjarrfikës për të ndërhyrë.
Nga ana tjetër Përgjegjësi i Sektorit të Pyjeve në Bashkinë Klos, Roland Celami ka edhe një paralajmërim për të gjithë ata që shkatojnë zjarre të qëllimshme. Ai tha se të gjithë ata persona do të përballen me ligjin:
Në krahasaim me vitin e kaluar, vera e këtij viti ka qenë më e qetë për sa i përket zjarreve në Bashkinë Mat e Klos.