Sot në mesdite administratori i Klubit të Futbollit të Burrelit Bajram Ballabani ka njoftuar shkarkimin e stafit teknik të ekipit të futbollit të burrelit dhe pikërisht Trajnerin Vladimir Gjoni dhe zv. trajnerin Artan Gjoka.
Shkak për këtë masë ekstreme është bërë mos koordinimi ndërmjet administratorit te ekipit Bajram Ballabani dhe trajnerit Gjoni e zv trajnerit Gjoka. Po ashtu në ndeshjen miqësore të ditës së premte ku ekipi i Burrelit u ndesh me ekipin e Korabit te peshkopisë duke e humbur me rezultatin 1 me 0. Para dhe gjate kesaj ndeshje te 2 ish-drejtuesit teknik te Burrelit kanë provokuar tension në mes lojtareve. Pritet që në ditët në vazhdim të mësojmë edhe emrat e rinj të drejtueseve të skuadrës së burrelit.