Ballina AKTUALITET Burreli mundet në transfertë nga Oriku

Burreli mundet në transfertë nga Oriku

0

Ekipi ynë i futbollit “Burreli” është mundur këtë të shtunë në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj Orikut. Vendësit arritën të shënojnë dy herë në portën matjane kundrejt një goli që shënuan djemtë e drejtuar nga trajneri Dorian Bubeqi në portën vendase.

https://youtu.be/84dr1k9a-PI

Të parët që hapën siparin e golave ishin vendësit me anë të Karvalhos në minutën e 7 të pjesës së parë. Burreli arriti të barazojë shifrat me anë të Kolecit 11 minuta më vonë. Pjesa e parë u mbyll me barazim, por nuk shkoi kështu deri në fund të takimit.

Janë vendësit që arrijnë të shënojnë golin e fitores në minutën e 67 të lojës me anët të Mateus. Goli ishte vendimtar edhe për përcaktimin e rezultatit final të kësaj ndeshjeje pasi ishte i fundit për këtë përballje.

Ndërkohë ndeshje e tjera të luajtura sot përfunduan Turbina – Korabi 1 me 0, Tërbuni – Besëlidhja 0 me 0, Lushnja – Apolonia 1 me 1 dheSkënderbeu – Luzi 2 me 1.

Javën e ardhshme Burreli do të presë në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e Skënderbeut të Korçës.

Dritan Kurti

Exit mobile version