Ballina AKTUALITET NJË LIBËR I RI NGA ISUF ÇIPI/ “HISTORIA E GËNJESHTRËS SOCIALE”

NJË LIBËR I RI NGA ISUF ÇIPI/ “HISTORIA E GËNJESHTRËS SOCIALE”

0

Sapo ka dalë nga shtypi dhe është hedhur në qarkullim vepra e tretë e shkrimtarit matjan Isuf Çipi, e titulluar “Historia e gënjeshtrës sociale”. Siç thotë dhe publicisti dhe shkrimtari Kujtim Boriçi në parathënien e këtij libri, “për nga tematika e veçantë vepra “Historia e gënjeshtrës sociale”, e fton lexuesin të ndeshet me një studim filozofik, social, punim ky që kërkon dije shkencore, historike, jetësore, kulturë të përgjithshme dhe profesionalizëm e përgjegjësi. Konceptimi i veçantë i asaj që sillet në këtë libër nga Çipi, mënyra e të shkruarit dhe komunikimi elokuent me lexuesin e çfarëdo moshe e profesioni, që nga lexuesi i thjeshtë e deri te studiuesi, vjen falë njohjes, përzgjedhjes e ndërthurjes së këtyre komponentëve, ngjarjeve madhore ndërkombëtare, kombëtare, personazheve, personalitete e njerëz të thjeshtë. Kjo ka sjellë që libri në tërësi, ndonëse të lë përshtypjen e një studimi nga faqja e parë tek e fundit, të të tërheqë, të bën për vete, të përcjellë mesazhe reale për kohën. Raporti i autorit me të vërtetën, me bindjen njerëzore, intelektuale e jetësore, por dhe e Historia e gënjeshtrës sociale, argumenton bindshëm, se shkrimtari Isuf Çipi nuk bën kompromis, por ka kurajën intelektuale që të vërtetës t’i thotë e vërtetë, të mirës të mirë, e të keqe e keqe, nderit e fjalës së mbajtur t’i thotë faleminderit, dhe mashtrimit e gënjeshtrës, sado të justifikuara të jenë, t’u heqë petkun dhe t’i denoncojë.

https://youtu.be/xMspOQO4jAs

Libri sjell kërshëri ta shfletosh pasi në të trajtohen shkrime interesnate që kanë për tituj të tillë si: “Na ishte dikur”; “Forca e së vërtetës, forca më e madhe”; “Struktura e gënjeshtrës”; “Çelësi i kulturës së lashtë popullore”; “Pushkatimi i socializmit”; “Secili për vete, zoti për të gjithë”; “Lajka dhe cinizmi”; “Mirësia dhe fisnikëria”; “I miri pa shoqe, e mira pa shokë…”; “Aftësia dhe paaftësia”; “Dyfytyrësia, elementi i gënjeshtrës”; “Gënjeshtra dhe matematika”; “Letra e Gorkit”; “Gënjeshtra dhe vota” etj.

Shkrimtari Isuf Çipi, që me tre librat e tij vendoset denjësisht në radhët e shkrimtarëve matjanë, është një intelektual i spikatur nga fshati Unjate i bashkisë Klos. 

FATMIR NELI

Exit mobile version