Ekipi i futbollit “Burreli” ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme të dielën, duke mundur kryesuesen e kategorisë së parë, Dinamon. Matjanët morën tri pikë shumë të vlefshme, pasi i dhanë një shtysë më lart renditjes së përgjithshme të kategorisë së parë.

Ndeshja ishte parashikuar shumë e vështirë për shkak se përballja do të ishte me Dinamon një ekip i cili prej disa javësh mban veten të gozhduar në krye të kategorisë së parë.

Pjesa e parë është mbyllur me porta të paprekura, ndërsa goli i vetëm i kësaj përballjeje është shënuar në 20 minutat e pjesës së dytë. Autor i këtij goli të vetëm është Farruku i cili ka shfrytëzuar tepër saktë një assist të dhënë nga e djthata e tij.

Goli i shënuar në këtë minut e mbajti ekipin mik nën presion, ndërsa tentoi disa herë të barazojë shifrat, por pa mundur të depërtojë deri në rrjetën e portës matjane. 3 pikët e marra të dielën e ngjitin Burrelin në vendin e 7 me 21 pikë, ndërsa Dinamo qëndron në krye me 31 pikë.