Klubi i Futbollit Burreli ka prezantuar këtë të hënë stafin teknik i cili do të drejtojë skuadrën matjane për sezonin e ri të kampionatit të kategorisë së parë. Stoli i teknikut i është besuar Renato Hotit i cili edhe më parë e ka drejtuar skuadrën. Në ndihmë të tij si konsulent do të jetë Baftjar Punavija dhe si zëvendës Ermir Dika. Prezantimin e stafit teknik është bërë në ambjentet e stadiumit “Liri Ballabani” nga Administratori i KF Burreli, Marjan Lleshaj dhe drejtori teknik Klevis Gjoka. Administratori Lleshaj tha se klubi do të jetë gjithmonë mbështetës dhe korrekt ndaj gjithësecilit.
“Ky sezon do të jetë i vështirë por jo i pamundur. Ky do të jetë stafi teknik i cili do tju përgatitë si professor Renato Hoti, Baftjar Punavija dhe Ermir Dika. Mbështetjen e kemi maksimale si sezonin e kaluar. Do tju përgjigjemi ashtu siç kemi rënë dakord me secialin prej jush. Juve ju mbetet të përfaqësoni denjësisht veten tuaj dhe skuadrën e Burrelit” – tha Lleshaj.
Ndërkaq, trajneri Renato Hoti dhe konsulenti Baftjar Punavija ju kërkuan futbollistëve impenjim maksimal në fushën e lojës si dhe seriozitet gjatë gjithë kohës.
Do të jetë një sezon i vështirë për vetë formulën në të cilën po aplikohet në kategorinë e parë, ku 4 skuadra zbresin dhe 2 ngjiten. Megjithatë, ne do të punojmë fort që të arrijmë aty ku e ka vendin Burreli dhe jo në fund të tabelës. Përgjegjësia e secilit do të vijë me kohën, teksa do të nisim zyrtarisht përgatitjen e sezonit të ri. Do të jetë një verë përgatitore e gjatë dhe besoj që shtatori na gjen të kompletuar dhe të gatshëm për garën zyrtare” – tha Hoti.
Ndërsa konsulenti Baftjar Punavija u shpreh para futbollistëve të grumbulluar se futbolli është shumë i bukur, por duhet vlerësuar.
“E rëndësishme është që të luani me pasion, të jepni më të mirën dhe të vlerësoni fanellën të cilën e mbani veshur, pasi nuk përfaqëson vetëm juve individualisht, por gjithë krahinën e Matit. Kështu që duhet të jeni krenar për të dhe ta nderoni në të gjithë sezonin. Neve do të na keni mbështetje për çdo nevojë tuajën, këshillë apo problem që do të dalë gjatë rrugës. Ju uroj shumë suksese” – mbylli fjalën Punavija.
Në ditët në vijim pritet që të hapet edhe merkatoja e verës për të parë ndryshimet e këtij sezoni.