Ballina AKTUALITET Aksident në minierën e Bulqizës, ndërron jetë minatori 52-vjeçar

Aksident në minierën e Bulqizës, ndërron jetë minatori 52-vjeçar

0

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në minierën e Bulqizës.

S.D., rreth 52 vjeç ka humbur jetën pasi u aksidentua në vendin e punës, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia.

Njoftimi:

Bulqizë/informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç, (minator).

Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Exit mobile version