Vetëm dy ditë na ndajnë nga manifestimi i thirrur në Tiranë nga presidenti Ilir Meta, i quajtur si “Besëlidhja e 2 Marsit” në mbrojtje të kushtetutës. Por qytetarët e Matit ndajnë mendime të ndryshme sa i përket kësaj thirrjeje të bërë nga ana e presidentit Meta. Disa prej tyre e quajnë iniciativën e Metës për të mbrojtur vetëveten, ndërsa të tjerë e quajnë të drejtë, duke vënë theksin se të gjitha institucionet në vend drejtohen nga persona të së njëjtës force poltike. Le të ndjekim zërin e qytetarëve.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen manifestimit të thirrur prej tij ditën e hënë me 2 Mars në orën 17 deri në orën 19, për të mbrojtur Kushtetutën dhe kundër grushtit të shtetit.