Njoftimi i policisë Mat
Aksidenton me mjet një shtetase, dhe largohet nga vendi i aksidentit, por identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.
Nga specialistët e qarkullimit rrugor në DVP. Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R. N., 22 vjeç, banues në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Mercedez Benz”, në afërsi të ‘Turizmit’ , Burrel, ka përplasur një këmbësore, e cila pas ndihmës së parë mjekësore është larguar për në banesë.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit por pas disa orë punë intensive është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.