Ballina POLITIKE Burrel/ Ndërhyrjet në rrjetin e ujit të pijshëm, kryebashkiaku Malaj lajmëron ngritjen...

Burrel/ Ndërhyrjet në rrjetin e ujit të pijshëm, kryebashkiaku Malaj lajmëron ngritjen e taskforcës

0

Në një kohë kur rritja e lartë e temperaturave ka shtuar nevojën për ujë të pijshëm, ndërhyrjet në rrjetin e furnizmit të qytetit të Burrelit, po shkaktojnë problem. Nisur nga situata problematike e krijuar javën e fundit, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj ka ngritur një taskforcë e cila pritet të dalë në terren për të identifikuar të gjitha ndërhyrjet e paligjshme që mund të jenë bërë në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Burrelit. Malaj vuri në dukje zonën Mallunxës, Shoshajve dhe Zenishtit të cilat edhe pse kanë ujë vaditës me anë të kanalit të Klosit, ata nuk e përdorin.
Malaj paralajmëroi të gjithë ata që do të konstatohen se kanë ndërhyrë në rrjetin e ujit të pijshëm që do të përballen me të gjitha dispozitat ligjore që parashikon ligji në këtë rast.

https://www.youtube.com/watch?v=bSKeE3qRMWQ
Exit mobile version