Banorët e fshatit Strikçan në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë ankohen për ujin e pijshëm. Sipas banorëve të këtij fshati, uji i pijshëm shkon tek ata vetëm 30 minuta në ditë, gjë e cila nuk plotëson as nevojat më bazike të tyre. Por si të mos mjaftonte koha e shkurtër, banorët shprehen se ujin që ata konsumojnë nuk është aspak i sigurtë pasi merret direkt nga Liqeni i Zi dhe është i pakontrolluar. Kohët e fundit ujësjellës-kanalizime Bulqizë ka nisur vendosjen e matësave të ujit në këtë fshat, ndërsa banorët shprehen se nuk do ta paguajnë faturën nëse nuk çertifikohet siguria e atij uji që konsumojnë. Situata është bërë kritike me rritjen e temperaturave në këto ditë të fundit të Korrikut.
Një tjetër problem i banorëve të Strikçanit është edhe uji vaditës. Sipas banorëve të këtij fshati këtë vit uji vaditës ka shkuar me shumë vonesë, në një kohë kur të mbjellat e tyre po digjen nga thatësira e zgjatur
https://www.youtube.com/watch?v=uO_P9w51hzk.