Shembja e disa gurëve të mëdhenj në rrugën Burrel – Komsi ka frikësuar drejtuesit e mjeteve të cilët lëvizin në këtë aks rrugor. mesive të mëdha gurësh janë shkëputur në afërsi të varrezave të dëshmorëve, duke rënë në afërsi të rrugës.
Por veç këtij shkëmbi të rrezikshëm, ka edhe në disa vende të tjera ku gurët e mëdhenj rrezikojnë rënien në rrugë, duke qenë një rrezik i shtuar për automjetet që lëvizin në këtë aks rrugor.
Edhe në afërsi të vendit të quajtur Qaf-Portë, gurët janë gati në shembje.
Megjithëse rruga mirëmbahet nga një firmë, ndërhyrja e deritanishme është bërë në pastrimin e kanaleve, prerjen e ferrave apo edhe në mbushjen e disa gropave me asfalt.
Të kontaktuar nga Mat Tv, përfaqësues të firmës mirëmbajtëse thanë se do të ndërhyjnë edhe për largimin e gurëve apo shkëmbinjëve të rrezikshëm. Kjo sipas tyre do të bëhet parallel edhe me riparimin e barrierave metalike anësore.