Policia ka vënë ditën e sotme nën hetim një person, pasi dyshohet se u ka vënë flakën pyjeve të Burrelit.

Policia njofton se shtetasi, Gëzim Pali, banues në Mat, dyshohet se pranë varrezave të qytetit Burrel, ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe tokë pyjore.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.