Bulqizë/ Rritje pagash në sektorin minerar, turqit motivojnë punonjësit

0
6

Punonjësit e nëntokës kanë qenë vazhdimisht shtresa e cila ka kërkuar përmirësim të kushteve dhe paga më të mira. Ndërkohë pas privatizimit të minierës së Bulqizës nga kompanitë e mëparshme, minatorët vazhdimisht kanë protestuar. Por kjo nuk e ka qenë e nevojshme për kompaninë turke Yıldırım Holding. Kjo e fundit me aktivitet ne 54 shtete të botës në fushën e mineraleve, menaxhimit të porteve, transportit detar dhe energjisë, qe në vendin tonë ka blerë kompaninë Albchrome në Janar të këtij viti, ka vendosur për të bërë 10% rritje page për të gjithë të punësuarit e Albchrome, me qëllim suportimin e rritjes së çmimeve si pasojë e krizës.
Kjo është hera e dytë e rritjes së pagave brenda kësaj periudhe 6 mujore. Në Janar 2022, në Minierën e Bulqizës së bashku me rregullimet e diferencimeve si pasojë e thellësisë së vendit të punës së rreth 60% të punonjesve, rritja shkon mbi 15%. Ndërkohe kopmania njofton se edhe në Uzinat e Ferrokromit Burrel dhe Elbasan gjatë ketij viti janë bërë 2 herë rritje pagash.
Një tjetër iniciativë e ndërmarrë nga Kompania turke Yıldırım Holding është edhe rregullimi i kushteve të punës për punonjësit e minierës dhe uzinave, ku do të ndërtohen ambjente të reja për menza, dhoma zhveshje e tualete etj.