Të marrit me bujqësi është një pasion i vazhdueshëm për 72 vjeçarin Miftar Tyçi nga fshati Vajkal i Bulqizës. Edhe pse ai aktualisht është në pension pasi ka punuar në galeritë e nëntokës së minierës së Bulqizës, Miftari shprehet se kultivimi i tokës i jep kënaqësi të veçantë ndaj dhe vazhdon ta bëjë bashkë me bashkëshorten e tij. 72 vjeçari ka marrë edhe tokë me qera dhe kultivon kultura të ndryshme bujqësore ndonëse është i vetëdijshëm që kostoja e proceseve është e lartë. Nga ana tjetër, Miftar Tyçi thotë se më shumë e punon tokën për të mbjellë kultura bujqësore për konsumim familjar dhe vetëm tepricat i nxjerr në treg.

Nga ana tjetër, Tyçi shprehet se jo vetëm siguron prodhime për t’i konsumuar familja e tij, por të merresh me bujqësi mban edhe trupin në formë.

Enver Doçi