Në klasën e maturës së gjimnazit “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës, ku një ditë më parë u helmuan 12 nxënës nuk është zhvilluar mësim këtë të premte. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Dibër ka mbyllur derën e klasës, duke mos lejuar që në të të futen nxënësit. E gjithë matura prej 25 nxënësish nuk ka zhvilluar mësim sot, duke i lënë të gjithë në shtëpi. Kjo ngjarje nuk është bërë pengesë për zhvillimin e mësimit në klasat e tjera të këtij gjimnazi pasi procesi mësimor ka vijuar normalisht.

Ndërkohë ende nuk ka një një deklaratë nga institucionet shtetërore se çfarë e shkaktoi këtë helmim masiv, ndërsa nuk ka të ndaluar
as nga policia.

Mesditën e të enjtes 12 maturant të gjimnazit “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës përfunduan në spital pasi u helmuan nga një gaz i hedhur në klasën ku ata bënin mësim. 11 prej nxënësve morën ndihmë në spitalin e Bulqizës dhe atë të Peshkopisë, ndërsa njëra prej tyre u dërgua me helikopter në Tiranë pasi ndodhej në gjendje të rëndë.