Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 në lagjen “Minatori” të qytetit të Bulqizës i janë drejtuar këshillit bashkiak për zgjidhjen e problemit të tyre. Ashtu si banorët e pallatit në Lagjen e Re, edhe këta banorë nuk kanë ende një zgjidhje përfundimtare teksa thotë se po sorollaten sa në një institucion në një tjetër. Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit i kanë nxjerrë këto dy pallate të pabanueshme duke ju kërkuar banorëve të lënë shtëpitë, por edhe pse kanë kaluar plot 5 vite, ata thonë se nuk din se çfarë do të bëhet me ta. Avdi Lami shprehet se nga këto vendime 5 vite më parë ka mbetur pa shtëpinë dhe pa biznesin që e kishte në një nga hapsirat e pallatit.
Pushteti vendor në Bulqizë pretendon t’ju japë 50% të vlerës së dëmit dhe pjesën tjetër duhet ta përballojnë vetë banorët, por këta të fundit e refuzojnë pasi nuk i kanë mundësitë ekonomike. Ata kërkojnë të trajtohen si të dëmtuarit në Thumanë e zona të tjera me 100% të kompensimit të dëmit të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.