Banorët e një pallati në lagjen e re të qytetit të Bulqizës ankohen se po ju rrezikohen banesat. Shkak për këtë mësohet se është bërë dëmtimi i një banese në katin e parë, e cila prej vitesh është e pabanueshme. Banorët shprehen se kjo banesë po përdoret edhe nga të rinj të cilët shkojnë aty për të konsumuar lëndë të ndaluara. Veç problemit të rrënimit, ata ngrejnë edhe shqetësimin tjetër të pranisë së të rinjëve, që dyshohet të jenë përdorues të lëndëve narkotike. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve vendore të Bulqizës, pasi pronari i banesës nuk ndodhet këtu dhe hyrja në të është e lehtë. Po ashtu, frika më e madhe e tyre mbetet shembja e të gjitha pallatit për shkak të dëmtimit të katit të parë të tij.
Një tjetër problematike e këtyre banorëve janë edhe inertet e lëna pas kryerjes së punimeve në rrjetin e ujërave të ndotura. Ata fajësojnë komaninë “Gjoka Konstruksion” e cila sipas tyre nuk i ka larguar inertet që ka prodhuar vetë gjatë punës së kryer.