Një aksident i rëndë u shënua rreth orës 9 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Strikçan ura e Çerenecit.

Një makinë tip benz që drejtogej nga një 33 vjeçar është përmbysur disa herë në rrugë.

Si pasojë e këtyre rrotullimeve, është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ai u dërgua me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Kanë qenë banorët e rastit që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar ambulancën.