Britania ka shënuar një rritje të lehtë të viktimave. Sot, më 17 prill Britania ka shënuar 847 viktima dhe në total tashmë numërohen rret 14 mijë e 576 viktima teksa të prekur janë 108 mijë e 692.
Ekspertët zyrtarë të shëndetit publik janë shprehur se bilanci i viktimave nga COVID-19 në Britani me shumë gjasa do të jetë 40 mijë teksa nuk kanë munguar kritikat për qeverinë që ende akuzohet se po vepron shumë ngadalë.
Britania së bashku me Francën janë vendet që tashmë duket se po kalojnë pikun e COVID-19 në Europë.