Afërsisht 1 në 5 adult në Angli besojnë se koronavirusi është deri diku një mashtrim, sipas hulumtimit mbi teoritë e konspirative nga Universiteti i Oksfordit.

Përveç kësaj, studiuesit gjetën gati 3 nga 5 adult në Angli besojnë se qeveria po i mashtron ata për shkakun e virusit, dhe gati 1 në 10 pajtohen fuqimisht që Kina zhvilloi koronavirusin për të shkatërruar Perëndimin .

“Një numër i jashtëzakonshëm i të rriturve në Angli nuk pajtohet me konsensusin shkencor në lidhje me pandeminë koronavirus,” zbuluan studiuesit.

Hulumtimi u bazua në sondazhet e 2.500 të rriturve në fillim të këtij muaji.Rezultatet u botuan në revistën, Psychological Medicine. (Mjekësia Psikologjike).

Studiuesi kryesor dhe profesori i psikologjisë Daniel Freeman tha që pandemia ka përbërësit e nevojshëm për të nxitur teoritë konspirative, përfshirë kërcënimin e vazhdueshëm dhe ndryshimin e detyruar. Ai shtoi se ata që besojnë teoritë konspirative kanë më pak të ngjarë të ndjekin udhëzimet qeveritare të krijuara për të shpëtuar jetë.

“Ata që besojnë në teoritë e komplotit gjithashtu thonë se kanë më pak të ngjarë të pranojnë një vaksinim, të bëjnë një test diagnostik ose të veshin një maskë për fytyrën,” tha Freeman. “Besimet duket se janë korrozive ndaj reagimit tonë të nevojshëm ndaj krizës. Në vazhdën e epidemisë, mosbesimi duket se është bërë rrjedhë.”

Në Mbretërinë e Bashkuar disa njerëz janë angazhuar në teori konspirative. Më shumë se 100 kulla celularësh janë djegur mes teorive të pabazuara konspirative se teknologjia e re celulare e njohur si gjenerata e pestë po përhap virusin.

Stephen Powis, drejtori kombëtar mjekësor për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Angli, i quajti teoritë “mbeturina”.

Powis shtoi se sulmi ndaj infrastrukturës së komunikimit në mes të një pandemie ishte vetë-shkatërruese.

“Jam absolutisht i indinjuar që njerëzit do të ndërmarrin veprime kundër vetë infrastrukturës që ne duhet t’i përgjigjemi këtij urgjence shëndetësore,” tha ai.