Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka informuar publikun se është prekur nga virusi i ri me origjinë nga Kina që ka infektuar mijëra persona dhe ju ka marrë jetën qindra të tjerëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Johnson shkruan se “ “Në 24 orët e fundit kam pasur disa simptoma të koronavirusit. Më pas bëra testin dhe dola pozitiv. Tani jam i vetëizoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes video-konferencës. Së bashku do ta mundim këtë”.