Bllokimi i naftes, inspektim apo show?
Dritehijet e inspektimit te ballukut ne ballsh
Kompania qe iu bllokua nafta, “tosk energji”
Kompania per Birn: Pjese e procedures sone te perditshme
Kompania: Produkti ishte gati per t’u futur ne treg
kur balluku thote qe bllokimi i naftes erdhi me kerkese te kompanise???
Kjo ishte fjalia e perforur nga ministrja Balluku nga rafineria e naftes ne ballsh nje dite me pare, kur njoftoi bllokimin e 550 toneve nafte jo cilesore. Ndersa tingellon e cuditshme teksa degjon qe nje kompanie i bllokohet produkti me kerkesen e saj, emri i kompanise nuk u permend kurre. Ketu fokusohet edhe nje shkrim i gazetareve te rrjetit investigativ Birn. Ata e cilesojne aksionin e se merkures vijim te përpjekjeve për të pastruar imazhin e vet nga akuzat se është e kapur nga interesa oligarkike.vete Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi për median aksionin e ndërmarrë nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ndërsa nuk e fshehu aspektin propagandistik të aksionit duke e quajtur atë “rast shembull”.
Sinkron balluku
Edhe kryeministri Edi Rama theksoi karakterin e pazakontë të operacionit si dhe shënjestrimin e një kompanie që në opinionin publik konsiderohet si mbi ligjin. Në një mënyrë të paqartë, si ministrja Balluku ashtu edhe kryeministri Edi Rama iu referuan kompanisë përgjegjëse për naftën jocilësore si “Rafineria e Ballshit” por pa përmendur emrin e kompanisë të cilës i përket nafta.
Rafineria e Ballshit menaxhohet aktualisht nga një kompani e quajtur Tosk Energji, e cila u themelua në muajin qershor të vitit 2015, në një kohë që “ARMO” kishte filluar kolapsin. Shoqëria u themelua nga aksioneri i vetëm, Blerim Hoxha. Në qershor të vitit 2016, shoqëria u ble me 100% të aksioneve nga kompania “CFD Conseils Sarl” ne Zvices.
Por nafta e bllokuar duket se nuk ka perbere ndonje shqetesim tye madh per kompanine. Pyetur nga BIRN, Blerim Hoxha nga Tosk Energji uli rëndësinë e bllokimit të kryer nga kryeministri dhe ministrja Balluku, duke e quajtur atë “procedurë të zakonshme kontrolli”.
“Ne duam të qartësojmë se inspektimi i kryer sot në rafinerinë e Ballshit është pjesë e procedurës sonë të përditshme të kontrollit të cilësisë dhe është kryer me kërkesën tonë. Në rastet se produkti nuk plotëson parametrat e kërkuar, ai kthehet sërish për rafinim të mëtejshëm.”
Hoxha duket se hedh poshtë pretendimet e kryeministrit se nafta në fjalë ishte “gati për treg”.
“Për hatër të qartësisë, produkti i analizuar nuk ka qenë subjekt i tregtisë dhe natyrisht nuk është deri në certifikimin final.”
Sipas saj, nafta diezel e shitur nga kjo kompani “plotëson standardet Europiane”.
Tosk Energji është një kompani e krijuar në vitin 2015 e cila ka marrë me qira dhe operon rafinerinë e Ballshit që nga fundi i vitit 2017. Kjo e fundit, e ndërtuar në vitet ’60, njihet se prodhon naftë jocilësore si dhe ka qenë burimi i disa prej skandaleve më të mëdha të tre dekadave të fundit.
Para Tosk Energji, rafineria e Ballshit shfrytëzohej nga një kompani tjetër, e quajtur IRTC, e cila falimentoi në fillim të vitit 2018 duke lënë pa paguar dhjetëramilionë euro detyrime fiskale. Para IRTC, Ballshi, bashkë me rafinerinë tjetër, atë të Fierit, menaxhoheshin nga ARMO. Kolapsi i saj i ka kushtuar taksapaguesve disa qindramilionë euro. [Link] Kryeministri Edi Rama dhe partia socialiste është akuzuar në vijimësi nga partitë politike në opozitë se po qeveris vendin me ndihmën dhe në shërbim të një grushti të vogël biznesesh me karakter oligarkik.
Gjatë dy muajve të fundit, krerët e qeverisë, përfshirë Ramën, zëvendëskryeministrin Erjon Braçe apo zyrtarë të nivelit më të ulët, janë përpjekur vazhdimisht të paraqesin veten si luftëtarë kundër “bizneseve të mëdha” përmes goditjeve që duket se kanë prodhuar shumë lajme dhe postime në rrjetet sociale, por që deri më sot nuk kanë pasur efekt në të ardhurat buxhetore….
Buxheti i shtetit po vuan gjatë këtij viti mungesë të të ardhurave dhe rënie të importeve të mallrave të akcizës, të tilla si nafta, cigaret apo kafeja.
Të dhënat për gjashtëmujorin e parë të këtij viti shënojnë një deficit në krahasim me planin në masën 3.6 miliardë lekë ndërsa të dhënat paraprake për korrikun kanë një deficit tjetër në masën 2 miliardë lekë më shumë.