Ky është Demir Laçi nga fshati Ka striot i Dibrës. Demiri është blektor prej dekadash ndërsa aktualisht mbarështon rreth 300 krerë të imta dhe me to siguron të ardhura të mjaftueshme. Ai shprehet se vitet e fundit ka gjetur treg të mjaftueshëm shitjen e qengjave. Jo vetëm që e ka një traditë të ruajtur brez pas brezi, por për Demir Laçin kjo është një punë që gjeneron të ardhura të mjaftueshme dhe se nuk ka ndërmend të heqë dorë prej saj. Djemtë e Demirit janë emigranët në Angli por sipas tij ata kanë premtuar rikthimin për tu marrë e këtë punë që bën ai.  Ashtu si blektorët e tjerë, Demir Laçi thotë se duhet që shteti të japë më shumë ndihmë në këtë sektor pasi kjo i motivon blektorët të vazhdojnë të mbarështojnë blektori.

Demir Laçi shprehet se këtë punë e bën me passion dhe inkurajon të tjerët të merren me blektori.

Enver Doçi