Në situatën e pandemisë një rol të veçantë ka patur edhe policia e shtetit e cila ashtu si institucionet shëndetësore është dashur që të ndërhyjë për shkelësit e aktit normativ numër 16 dt.17.04.2020. Të ndëshkuarit para kësaj date u falën me vendim të qeverisë, ndërsa pas 17 Prillit nuk pati më falje për qytetarët, drejtuesit e mjeteve apo bizneset që shkelën aktin normativ. Në pesë muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, strukturat e policisë së Qarkut Dibër kanë marrë dhjetra masa administrative, kryesisht për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve.
Mat Televizion ka mësuar se zyrtarisht nga data 18 Prill deri me datën 12 Gusht, janë vendosur 181 masa administrative ndaj këmbësorëve për shkelje të nenit 3, pika 17 e aktit normativ, 5 masa administrative për subjekte që ofrojnë shërbime në ambiente të mbyllura, për shkelje të nenit 3, pika 7.
Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore gjatë kësaj periudhe janë bllokuar 36 automjete, 36 leje drejtimi dhe 36 leje qarkullimi, të cilët janë konstatuar në shkelje të Aktit Normativ të qeverisë të dalë për masat mbrojtëse ndaj Covid-19