Bilanci i viktimave në Spanjë ka nisur të rritet sërish, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 743 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 13,798.
Ministria e shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i çështjeve Covid-19 u rrit në 140.510 nga 135.032 që ishte dje, me 3,835 raste të reja.
Me këtë bilanc që është në rritje prej 4 ditë me rradhë Spanja mbetet vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirusi. Vendin e parë e mbajnë SHBA-të me 367,650 të infektuar dhe 10,943 viktima. Ndërsa për numrin e viktimave sërish renditet e dyta pas Italisë.