Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në rrugë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në vitin 2017 kishte 78 vdekje për 1 milionë banorë, nga 50 që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas Eurostat. Kjo është një ndër shifrat më të larta të regjistruara në Europë. Në vlerë absolute numri i aksidenteve gjatë 2017-s në Shqipëri ishte 222. Prej këtyre, 173 vdekje janë shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit.
Në fakt, vendet e rajonit kryesojnë renditjen për numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet në rrugë. Kështu në vend të parë renditet Bosnje dhe Hercegovina, e pasuar nga Mali i Zi. Ndërsa ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, rekordin për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore, e ka shënuar Rumania dhe Bullgaria.
Vendet e tjera të rajonit, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë regjistruar një normë më të ulët aksidentesh në raport me popullsinë e tyre. Sipas monitor norma më e ulët e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet është shënuar në Norvegji si dhe ne Suedi Zvicer dhe Angli. Ndërkohë që numrin me i madh ia aksidenteve ne vendin tone regjistrohet gjatë muajeve te veres si dhe gjatë festave të funvitit kur rikthehen ne vendlindje emigranetet. Shkak sipas policisë Rrugore jane shpejtesia tej normave te lejuara në disa raste perdorimi i alkolit dhe mosrespektimi i sinjalistikes rrugore. Madje ne oret e para te mengjesit te kesaj te merkure është regjistruar nje aksident me pasoje vdekje. Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër, ku automjeti tip “Benz” me drejtues një 29 vjecar është përplasur me automjetin tip “Benz” që drejtohej nga një 64 vjecar. Ky i fundit ka ndërruar jete dhe se bashku me te edhe pasagjerja që ndodhej me të.