Bien vdekjet në Itali, 165 viktima në 24 orët e fundit, por vijojnë infektimet e reja

Share

Bie ndjeshëm numri i të vdekurve me koronavirus në Itali.

Raporti i 24 orëve të fundit rezulton me 165 pacientë që kanë humbur jetën, shumë herë më pak nga java e kaluar.

Edhe numri i rasteve të reja ka rënë. Kështu, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 1 mijë e 518 persona.

Ndërsa të shëruarit në 24 orët e fundit ka shkuar në 2 mijë e 155.

Duket se Italia po del nga kjo pandemi, edhe pse me kosto të rënda në jetë njerëzore dhe jo vetëm.

Read more

Local News