Shqipëria do të shënonte rastin me parë me Covid 19 me 9 mars. Por ish-kryeministri Sali Berisha akuzon autoritetet shëndetësore se fshehën rastet me urdhër të Ramës për të justifikuar mbajtjen e Kongresit të PS-së, duke krijuar një bombë bilogjike në mes të Tiranës.

“Shqipëria me një akt kriminal fshehu rastet. Dje një nga trojka e komitetit famëkeq të mashtrimit. Silva Bino është zonja e rastit zero me 9 mars. Kisha njoftuar përmes qytetarëve dixhitalë disa raste, madje dhe vdekje në Korçë dhe vende të tjera nga Covid 19. Përgjigjia ishte vetëm një: Nuk ka asnjë rast.Kjo sepse duhej të bëhej Kongresi i PS me çdo kusht, të krijohej bomba virale bilogjike e 3000 vetëve në Pallatin e Kongresit. Kongresi u quajt Kongresi i koronavirusit.Bombë virale biologjike bëhet salla, 3000 vetë puthu dhe fol në fytyrën e njëri-tjetrit ishte një nga aktet më kriminale të këtij pushteti. Dje bëri mea culpa por është me pasoja të rënda kjo. Ajo tha se është rasti zero për të shfajësuar Kongresin që krijoi Edi Rama, bombë bilogjike në mes të Tiranës”, tha Berisha në një lidhje për Ora News.

Sipas tij qeveria veproi me shumë vonesë dhe se kufijtë me Italinë u mbyllën vetëm pasi kjo e fundit i mbylli së pari me ne.

“Masat janë marrë pasi u mbyll Greqia dhe Italia. Mbylljen e kufijve e ka bërë përpara Italia. Me 13 mars Edi Rama është shprehur kundër mbylljes së kufijve. Italia mbylli e para kufirin me Shqipërinë. Deri me 13 mars Rama refuzoi të mbyllë kufijtë. Me 22 shkurt kam kërkuar që çdo pasagjer që vjen nga zonat e infektuara të Italisë ose të bllokohet ose të futet në karantinë. Asnjëra nuk u bë. PD dhe Lulzim Basha kërkoi që çdo pasagjer të regjistrohet dhe të futet në karantinë, asgjë nuk u bë për 3 muaj rresht”, – theksoi ish-kryeministri.