Një i ri nga Bulqiza është gjobitur në masën e 400 mijë lekëve të vjetra pasi kreu manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në kryqëzimin mes dy qyteteve dhe më pas e postoi video-n në rrjete sociale. falë bashkëpunimit me qytetarët, identifikohet, kapet dhe ndëshkohet me masë administrative, drejtuesi i automjetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Bulqizë, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në kryqëzimin mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete e përdoruesit e tjerë të rrugës, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetasit A.Sh,  që shafqet në video.

Për kundërvajtjen e kryer, ndaj tij u vendos masa administrative  me vlerë 40 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor.

Autoritetet policore apelojnë drejtuesit e mjeteve që të mos shkelin kodin rrugor, pasi do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.