Prej më shumë se njw jave banorët e Njësive Administrative Baz e Ulëz në Bashkinë e Matit dhe një pjesë e fshatrave të Kurbinit kanë patur probleme me energjinë elektrike. Banorët kanë shkëputje me orë të gjata të rrymës elektrike duke shkaktuar një dëm ekonomik jo vetëm tek familjarët por edhe bizneset. Banorët e Ulzës thonë se një situatë e tillë nuk është parë prej vitesh. Ata zkuaojnë Hidrocentralin e Ulzës pasi aty dyshohet të jetë problemi që ka shkaktuar mungesë të ënergjisë elektrike.

Të kontaktuar nga Mat Tv, përfaqësues të kompanisë që ka me konçension Hidrocentralin e Ulzës thanë se faji është i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas tyre, në Ulëz është bërë një investim ku është përmirësuar teknologjia në pajisje, por rrjeti është i amortizuar dhe ndodh stakimi.

Ndërkohë, drejtuesit të sektorit të OSHEE Mat thanë se janë në dijeni të problemit dhe se në terren kanë nxjerr grupet e punës për gjetjen e defektit që shkakton stakimin e energjisë për këta banorë. Sipas tyre, situata pritet të zgjidhet shumë shpejt.