“Bashkimi” i PD, qytetarët e Dibrës, janë skeptik

0
10

Përçarja e opozitës, sipas qytetarëve të intervistuar dibranë, është dëmi më i madh që po i bëhet vendit, pasi pa një opozitë të shëndosh sipas tyre, nuk ka as qeveri të përgjegjshme. Por për to, bashkimi i opozitës është ende larg, pavarësisht lëvizjeve të fundit, që një pjesë e madhe e deputetëve të Partisë Demokratike u bënë bashkë në një tryezë. Sipas qytetarëve të intervistuar, këto bashkime janë figurative dhe nuk sjellin asnjë besim në popull, përkundrazi, shihen si lëvizje për të mbrojtur interesat personale të individëve të veçantë. Një pjesë e të intervistuarve madje mendojnë që lideri historik i së djathtës, Sali Berisha duhet të tërhiqet dhe Partia Demokratike të shkojë në një reformim të thellë.

Sipas qytetarëve dibranë të intervistuar, tashmë, Partia Demokratike, nga tre pjesë që ishte pak javë më parë, është ndarë në dy pjesë, ku në njërin krah janë Sali Berisha e Gazmend Bardhi dhe në anën tjetër, Lulzim Basha i cili u rizgjodh në fund të muajit korrik si kryetar i kësaj force politike.