Bashkimi Europian, përmes një deklarate zyrtare në Facebook, ka specifikuar se ky institucion nuk ka dijeni dhe nuk ka marrë pjesë në draft-raporte ku propozohet legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore.
“Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore”. thuhet në deklaratën e Delegacionit.