Që në fillim e përhapjes së pandemisë Covid-19 në vendin tonë bashkia Mat në menyrë sistematike ka bërë dezinfektimete ambjenteve të jashtme por po ashtu edhe institucionet kryesore. Në disa foto të shpërndara nga Bashkia Mat dallon që nuk kanë dalë nga kujdesi as instucionet kryesore partiake të qytetit tonë siç janë degët e partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Bashkia Mat gjithashtu me një status në facebook bën me dije gjithë institucionet kryesore të rrethit të cilët i janë nënshtruar dezinfektimit.

Statusi i bashkisë Mat në facebook

Vazhdon dezinfektimi i shkollave dhe institucioneve publike, si Bordi Kullimit, Ksha, Zyrat e Auditit dhe Apelit Tatimor, zyrat Vendore të Punësimit, Inspektoriati Lartë i Punës, Zyrat Rajonale të Tatimeve, Ndërmarrja e Rrugëve Rurale, Arka e Ujësjellës Kanalizime Mat, shkollat në Mallunxë, Shqefën dhe Gjoçaj si dhe Partitë Politike.

COVID-19 🦠🚫