Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur për mediat pas takimit me Ambasadorët. Basha u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa pas dhe se po rrënohet ekonomia.
“Shqipëria po bën hapa pas për integrimin. I kërkova ambasadorëve ndihmë për integrimin. Gjatë pandemisë u menaxhua keq ekonomia dhe jemi në krizë“, – u shpreh Basha.
Kreu i PD-së ka konfirmuar se nesër opozita do të jetë sërish në protestë, në mbështetje të artistëve dhe thotë bie dakort me hetimin ndërkombëtar, që propozoi presidenti Meta.
“Nuk kam kundërshtim për një hetim ndërkombëtar për Teatrit Kombëtar”, – theksoi Basha.
Basha tha se ende nuk ka një vendim dhe nuk varet nga ata nëse opozita do kthehet në tryezën për reformën zgjedhore.