Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po rikthen në këtë parti një prej figurave më të rëndësishme të së djathtës.
Ish- ministër në shumë prej qeverive të Partisë Demokratike, Genc Ruli ka arritur të ketë mbështetësit e vet në selinë blu.
Por, vetëm 4 vite më parë, Basha e hoqi nga lista e deputetëve por tanimë e rikthen duke i besuar edhe një post të rëndësishëm.
Genc Ruli do drejtojë Komisionin e Përzgjedhjes të Kandidatëve për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky komision do të nisë punë në shtator.
Mediat dhe mbështetësit demokratë po presin nëse Basha do ndjekë këtë rrugë edhe për figurat e tjera që largoi nga PD-ja, si Jozefina Topalli.