Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbyllur vizitën e tij në Kosovë dje ku përgjatë dy ditëve zhvilloi takime me krerët më të lartë politikë të shtetit.

Ai u prit nga Presidenti Thaçi, kryeministri Hoti dhe kryetari i Bashkisë Prishtinë Shpend Ahmeti.

Basha shfrytzoi mundësinë për të premtuar edhe një herë tjetër heqjen e taksës në PD vjen në pushtet zgjedhjet e ardhshme.

Pjesë e delegacionit të kryesuar nga Basha ka qenë edhe anëtari i kryesisë së PD Kreshnik Çollaku.

Kujtojmë që Çollaku është një nga kandidatë potencial për deputet në Mat pas propozimeve të shumta nga anëtarsia e PD në qytetin tonë