Kreu i PD-së Lulzim Basha ka anuluar të gjitha ceremonitë për festat e 28-29 nëntorit. Basha u shpreh se pas tërmetit këto 3 ditë kanë qenë më të vështirat e viteve të fundit por sipas tij nxorën më të mirën e njerëzve.
“Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit kullon gjak. Lutjet tona për më të prekurit. Këto 3 ditë, më të vështirat e viteve të fundit, nxorën më të mirën e njerëzve. Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar. Shqipëria e vërtetë është ajo njerëzve me zemër dhe forcë të madhe. Në 107 vjetorin e Pavarësisë, të bashkuar, të nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi.“, është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha.