Në kohën e Mbretërisë ishte nyja e vetme lidhëse mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë, por sot në fshatin Miresh, të Njësisë Administrative Ostren në Bulqizë ka mbetur në këtë gjendje. 85-vjeçari Hajrulla Shira thotë se kur është ndërtuar kjo dogana ka qenë e vetmja që shërbente në këtë zonë pasi nuk ishte hapur ajo e Bllatës por as ajo e Trebishtit. Hajrulla Shira i cili është edhe kryetar i fshatit Miresh shprehet se kjo doganë duhet të kthehet funksionale siç ka qenë dikur dhe të mos mbetet e harruar.
Nga ana tjetër Shira thotë se ura e cila shërbente për të lidhur dy vendet Shqipërinë dhe ish-Jugosllavinë por degradon, ndonëse është një monument i ndërtuar afro 1 shekull më parë. Sipas 85-vjeçarit ura në fjalë ka rënë pre e personave të papërgjegjshëm të cilët kërkojnë aty për flori, por që i kanë dëmtuar strukturën.
Gjithashtu, kryetari i fshatit Miresh Hajrulla Shira thotë se këtë problem e ka denoncuar në polici por ende deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë rast.