Kryetari i FRD, Bamir Topi, pas nje takimi me Kryeministrin Edi Rama, ku kane diskutuar ne lidhje koalicionin e mundshem per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nLeader of FRD, Bamir Topi, after meeting with Prime Minister Edi Rama, where they discussed about a possible coalition for the local elections of 21 June.

Në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), ish-presidenti Bamir Topi rrëfen se si ka njohur ish-presidentin Bujar Nishanin.
Sipas Topit, Bujar Nishani ishte thjeshtë një punonjës karburanti tek Plepat në Durrës kur e futi në politikë dhe e takoi për herë të parë me Sali Berishën. Berisha nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë emrin e Bujar Nishanit, deri kur ia propozon për herë të parë Topi si kandidat për të zëvendësuar Shaban Meminë si sekretar të degës së PD së Tiranës.
Ish-presidenti Bamir Topi thotë se ku i përmendi emrin e Nishanit, Berisha i kishte thënë se nuk e njihte, ndërsa e kishte pyetur për profesionin. Topi i thotë Berishës se Nishani ka qenë oficer, ndërsa nuk i tregon se punonte në një pikë karburanti.
Topi thote ne librin e tij se pas Takimit me Berishen, Në mbledhjen e radhës së Kryesisë Bujar Nishani u emërua sekretar dege i Tiranës.
Ky liber ka ngjallur shumë polemika brenda Partisë Demokratike por edhe jashtë saj për shkak të përmbajtjes së tij dhe me shume gjasa reagimet nga bashkepunetoret dhe ish-bashkepunetoret e bamir Topit nder vite do te jene te shumta. .