Është mbyllur aplikimi për postin e Avokatit të Popullit. Tashmë janë zyrtarizuar 14 kandidatë për këtë post.
Ky është raundi i dytë, pasi dialogu me opozitën dështoi në dhjetor.
Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota, të cilat PS nuk i ka e vetme.
Kujtojmë se Erinda Ballancës i ka mbaruar mandati në qershor.
– Alket Jaupi
– Bledar Dervishaj
– Besim Ndërgjoni
– Drita Avduli
– Dardan Mustafa
– Erald Aga
– Endri Papajorgji
– Edison Frangu
– Robert Gajda
– Lefterie Luzi
– Sokol Hazizaj
– Tartar Bazaj
– Ilir Rusmali
– Vitore Tusha
Kush është Edison Bajram Frangu…
I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë studimeve është marrë seriozisht me programet që lidhen me Të Drejtat e Njeriut, shkëmbime të ndryshme rinore nga programet Evropian si dhe botërore, gjithsshtu është përfshirë vazhdimisht në programe arsimore për të krijuar zona të reja të përfshirjes së të rinjve shqiptarë duke bërë integrimin de fakto të realitetit shqiptar në Bashkimin Europian dhe më gjerë. Z. FRANGU është një person shumë aktiv në programe të ndryshme rinore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe kjo ka qenë një ndihmë e madhe në aftësinë e tija të spikatura të komunikimit dhe organizimit të punës në grup jo vetëm me grupet rinore, por edhe më gjerë.
Disa nga këto praktika dhe organizata ku ka punuar edhe shërbyer janë: Open Gov Hub Albania, Open Gov Hub në Washington DC, Atlas Corps, NEXUS, British Council, Eden Center, Beyond Barriers, Albanian Life Quality Union, Forum Alpbach Network, European Forum Alpbach, Initiative Group Alpbach Albania, Ambasada etj. Pikërisht në këto programe janë themeluar pikat e tija të ndjeshmërisë ndaj çështjve si mbrojtja e të drejtave të njeriut, transparencës, llogaridhënies, angazhimit civil, luftën ndaj korrupsionit, etj. Një nga pikat e forta të z. FRANGU është aftësia elokuente dhe ndihmuese për edukimin dhe integrimit të rinjve. Këto përvoja e kanë ndihmuar në konceptimin e shtyllave bazë për ndërtimin e karrierës së tijë të cilat i kanë ofruar aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe lidership, të cilat jam i sigurt se do t’i shërbejnë sfidave të ardhshme jo vetëm në nivelin profesional, por edhe në atë social. Z. Frangu ka punuar edhe si Nidhmës i Drejtoreshës së Open Gov Hub në Washington DC, USA, ku ka përfunduar me sukses programin Atlas Corps me bursë të plotë e mbështetur nga Ambasda Amerikane në Tiranë dhe Departamenti I Shtetit, Këshilltar dhe Ekspert projektesh në disa Bashki të Vëndit, Profesor i Jashtëm në Universitetin e Tiranës, Profesor në fakultetin e Drejtësisë Universitetin “Luarasi”, Profesor në Universitetin Alkesander Moisiu, Fakulteti i Edukimit, Themelues edhe Drejtor Ekzekutiv I Open Gov Hub Albania, President I Initiative Group Alpbach Albania, themelues edhe Drejtor Ekzekutiv I Walk Together.