Zjarret ‘mbërthejnë’ Veriun! Rrezikohet kurora e Pukës, në aksion 50 efektivë të FA dhe 20 zjarrfikës e punonjës pyjorë
Ministria e Mbrojtjes njoftoi dje se zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë, vazhdon të jetë problematik.Mësohet se 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor dhe 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll të situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit