Një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja është shoqëruar nga policia.
Burime policore thanë për “Boldnews” se personi i shoqëruar dyshohet të jetë njëri nga atentatorët.
Identiteti i tij nuk bëhet me dije për arsye të sekretit hetimor. Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, ku është shoqëruar autori i dyshuar, dhe pritet marrja e tij në pyetje.
Nga atentati i ndodhur pasditen e së premtes së 1 Nëntorit u plagos prokurori Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi. Të tre ishin duke lëvizur me makinën e prokurorit, kur ndaj tyre është derdhur breshëri plumbash ‘te Mbikalimi i Shkozetit’.
Në ditën pas ngjarjes u shoqëruar disa persona, ms tyre dhe Plarent Devishaj dhe Julian meçaj, por më pas këta të fundit u lanë të lirë për mungesë provash. Hetimet për atentatin ndaj Ndojas po drejtohen nga prokurori i Krimeve të Rënda Andon Martini.